Tayna, përmes rrjeteve sociale, ka treguar ushqimin që ka blerë për familjet në nevojë. Këngëtarja ka postuar një fotografi, në të cilën shfaq ushqimin në bagazhin e veturës, ndërsa tha se bamirësia më e mirë është ajo që bëhet në Ramazan.

“Bamirësia më e mirë është ajo që jepet për Ramazan”, ka shkruar rep-artistja. Përndryshe, projekti i fundit nga Tayna është “Kce”, këngë kjo e shoqëruar edhe me videoklip, ku si gjithmonë suksesi nuk mungoi. Tayna është një këngëtare e cila u fut furishëm në tregun e muzikës, duke u bërë e famshme që me klipin e parë.

Sot ajo ka arritur të sigurojë vendin në mes të më të mirëve, edhe pse kjo nuk është e lehtë në një treg që ka shumë konkurrencë.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
