Amarda Toska është e ftuara speciale e emisionit “Xing me Ermalin” për këtë fundvit. Moderatori i njohur Ermal Mamaqi ka publikuar në llogarinë e “Instagram”-it trailerin e emisionit, ku duket se intervista me bashkëshorten e tij ka shkuar më së miri.

Madje Ami gjatë kësaj interviste ka zbuluar edhe disa sekrete të vogla familjare. Ajo ka treguar për herë të parë se Ermali ka qarë në dasmën e tyre.

“Pak si ‘Pretty women’ duke zgjedhur rrobat… Të qarë që ka bërë Ermal Mamaqi në dasmë…” – u shpreh Ami teksa Ermali pohonte duke thënë: “Jaa…”.
View this post on Instagram
Nesër ju ftoj të ndiqni emisionin e bërë me më shumë dashuri deri më sot… @amardatoska ??? ora 21 40
Ndërkohë në puntatën që do të transmetohet ditën e nesërme, Ermali dhe Ami kanë vendosur që të zbulojnë për herë të parë edhe fytyrën e vogëlushes së tyre, Sia-s.
Në një fragment jepet takimi i parë mes vëllait të madh Joelit me motrën e tij, Sia-n. Në videon e shkurtër të publikuar nga Ermali është edhe një pyetje “pikante”.

Ai e pyet Amardën se si është bashkëshorti i saj në shtrat. Por për përgjigjen duhet të presim deri nesër që do të transmetohet emisioni.


