21 Mars, 2019

Ami bën dedikimin romantik për ditëlindjen e Ermalit: Çdo vit që ikën… (FOTO)


Moderatori i dashur për publikun shqiptar, Ermal Mamaqi, feston sot 37-vjetorin. Miq dhe të afërm e kanë uruar atë me rastin e ditëlindjes.

E sigurisht që nuk ka munguar dedikimi i veçantë nga ana e bashkëshortes së tij, Amarda Toska. Kjo e fundit ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” një foto të shkëputur nga festa e 1-vjetorit të vajzës Sia, ku çifti pozon bashkë.

“Çdo vit që ikën më shumë të dua Ermal Mamaqi! Sa shumë gjëra kemi ndërtuar dhe kaluar bashkë dhe sa të tjera na presin…”, shkruan Ami bashkëngjitur me foton.

Ndërkohë kujtojmë se historia e tyre e dashurisë nisi në 2005-n, ndërsa punonin të dy në emisionin “Portokalli”. Dashurinë e tyre e kurorëzuan në martesë rreth 5 vite më pas.

© Panoramaplus.al