Nuk kanë si të mungojë dhe në American Music Awards paraqitjet më të bukura nga yjet e “Hollywood”-it në Teatrin Microsoft të LA.
Organizatorët zgjodhën një tapet të zi në eventin e këtij viti dhe shumë prej të ftuarve u paraqitën me veshje po të së njëjtës ngjyrë.
Por në event u panë dhe shumë ngjyra të arta, temina dhe shkëlqim, nga fustani i këngëtares Pink dhe deri te fustani leopard i Kelly Rowland.
Anitta tërhoqi vëmendjen me fustanin e Thierry Mugler i hapur në pjesën e pasme dhe këngëtarja Bebe Rexha – e cila u stilua nga stilisti Law Roach – mahniti me një fustan voluminoz të kuq Buerlangma përpara performancës së saj në skenë me Davidin. Guetta.






































