Verës po i vjen fundi, me të edhe konceretve të artistëve shqiptarë.

Në këtë periudhë këngëtarët shijojnë pushimet, duke u larguar nga intensiteti i muajve të verës. Një ndër artsitet që po shijon pushimet është edhe Ronela Hajati.
Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj disa poza provokuese. Ronela duket joshëse teksa mban veshur bikini me ngjyra.

Diçka tjetër që ra në sy në postimin e këngëtares ishte edhe mbishkrimi i fotos. “Kurrë s’do të jemi shokë,”-thotë Ronela në gjuhën spanjolle. Të jetë një dedikim në veçanti?!

Më herët kujtojmë që artistja ka zbuluar nëpërmjet disa postimeve ‘funny’ në “InstaStory”- arsyen ‘epike’ se përse është ende beqare.
“Unë gatuaj shumë mirë, bëj punët e shtëpisë më mirë se gjithë sanitaret e jugut, thjesht s’kam ndër mend t’i bëj për njeri. Në fund jam gruaja perfekte që çdo burrë ëndërron… Por mua më pëlqen krevati vetëm për vete… Imagjino pak nëse ai gërhet (jastëkun në kokë)”- u shpreh Ronela.

Sidoqoftë, këngëtarja ka qenë gjithmonë hermetike kur vjen puna për të folur për jetën e saj private. E vetmja marrëdhënie që ajo ka bërë publike ishte me këngëtarin Young Zerka.




