27 Korrik, 2022

Ambient i zbukuruar me trëndafila dhe një dedikim romantik/ Beqar apo në një lidhje, çfarë po ndodh me Mozzik?


Që Mozzik i pëlqen të aludohet për të dhe të jetë qendra e vëmendjes kjo dihet tashmë. E kemi parë jo vetëm në marketingun e përdorur gjatë lidhjes me Loredanën, por edhe pas ndarjes.

Kështu, reperi nuk do të jetë i qartë me ndjekësit nëse është apo jo në një lidhje. Por vijon të bëjë postime konfuzuese. Kështu së fundmi ai ka postuar disa foto të një ambienti të zbukuruar me petale trëndafilash. Fotot janë të marra nga Interneti por njërën prej tyre ai e ka shoqëruar me mbi shkrimin: “Duke menduar për ty”.

Mozzik ka shpërndarë gjithashtu edhe një foto ku shkruhet:”Je i/e bukur”. Nuk e dimë se çfarë fshihet pas këtyre mesazheve të koduara por dukshëm nuk janë të rastësishme.

“Kjo verë nuk do të na gjejë beqar”, shkroi Mozzik në një postim në Instagram para disa ditësh duke ndezuar dyshimet se është në një romancë të re. Mozzik publikoi para pak ditësh një foto të shkrepur para pasqyrës me këmbën e një vajze, e cila kishte veshur një fustan në ngjyrë jeshil. Reperi vendosi të zbulojë vetëm këmbën dhe veshjen e vajzës duke mos dhënë asnjë detaj më tepër.

Mirëpo, ai realizoi më pas një bisedë virtuale me ndjekësit, ku njëri ndër to e pyet nëse është single apo në një lidhje. ‘Edhe kjo verë don me na zënë kështu’,-ishte përgjigja e reperit.

Por teksa të gjithë po shpresonim për një ribashkim të tretë të tyre, Loredana ka treguar edhe problemet që ajo kishte me Mozzik. Reperja ka zbuluar së fundmi se nuk ka asnjë kontakt me Mozzik.

Gjatë një interviste për mediat e huaja, Loredana u pyet për raportin e saj aktual me Mozzik dhe përgjigjet e dhëna janë tejet të drejtpërdrejta. “Jo aq shumë, të gjithë mendojnë se ai nuk ka kontakt me vajzën tonë, por në fakt ai ka. Kjo kalon nga motra ime sepse ajo kujdeset për vogëlushen time kur nuk jam aty. Por ne të dy nuk kemi asnjë kontakt më”, u përgjigj Loredana.

© Panoramaplus.al