13 Shtator, 2022

Amanda Seyfried shkëlqen në “Emmy Awards”, shfaqet më e dashuruar se kurrë krah partnerit


Amanda Seyfried dukej mahnitëse në tapetin e kuq në ‘Emmy Awards’. Aktorja 36-vjeçare veshi një fustan rozë stil bust me shkëlqim, i cili ishte shumë i gjatë.

Ajo i kishte kapur flokët topuz dhe mbante vathë të mëdhenj Cartier prej platini dhe diamanti. Aktorja e ‘Mean Girls’ u shfaq elegante me buzë të kuqe dhe makeup ‘glamour’. Ajo gjithashtu rrëmbeu vëmendjen me unazat e saj prej diamanti dhe platin Cartier.

Ajo u bashkua në tapetin e kuq me bashkëshortin e saj të pesë viteve, Thomas Sadoski. Ylli i ‘Newsroom’ kishte veshur një smoking të zi elegant me një këmishë të bardhë. 

Seyfried u nominua për çmimin e saj të parë Emmy për rolin e saj në ‘The Dropout’.

Kur u shpall fituesja e çmimit Emmy për”Outstanding Lead Actress in a Limited or Anthology Series or Movie”, ylli i Ted 2 dukej vërtet e surprizuar përpara se të ngrihej nga karrigia dhe të shkëmbente një puthje me Sadoskin.

Burri i saj më pas e ngjiti në skenë ku ajo falënderoi shumë persona për fitoren, përfshirë qenin e saj Finn, të cilin ajo e thirri me emër. Ajo dukej shumë nervoze në fillim të fjalëve të saj, megjithëse mundi të qetësohej pak pas disa sekondash.

Seyfried fitoi çmimin për portretizimin e milioneres së teknologjisë dhe mashtrimit Elizabeth Holmes që krijoi Theranos, një kompani, që nuk funksionoi pavarësisht qindra miliona dollarëve që derdheshin në sipërmarrje.

© Panoramaplus.al