Aktori Donald Veshaj dhe këngëtarja Beatrix Ramosaj kanë kaluar disa momente të vështira në marrëdhënien e tyre gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother Vip.

Ata shpeshherë kanë debatuar, pasi Beatrix duket se ka parë një distancim nga ana e aktorit. Këto janë diskutuar gjatë spektaklit mbrëmjen e sotme, ku Donaldi ka sqaruar të gjithë situatën.
Donaldi shprehet se nuk i kanë ndryshuar ndjenjat për këngëtaren, por shton se si çdo lidhje dashurie, marrëdhënia ka episodet e saj të bukura dhe të këqija.
Aktori shprehet se ka pasur disa momente të vështira emocionale, të cilat janë shkaktuar dhe nga qëndrimi për më shumë se 100 ditë brenda BBV.
Donaldi: Këto pamjet kështu ishin shumë dramatike, kemi kaluar shumë momente të bukura. Unë kam gabimet e mia, kam momente ku ndryshe nga Triksa nuk i flas gjërat. Më mirë preferoj që t’i mbaj për vete. Këto mund të them që i kemi folur. Mendoj se normalisht ka të drejtë në disa momente. Gjëja e fundit që dua është që Triksa të ndihet keq prej meje.
Donaldi: Unë mendoj se janë gjëra kalimtare, dhe jo të bëjnë që këto gjëra ta çojnë marrëdhënien prapa, unë dua ta çoj përpara. Nuk e kam për ty. Ta shpjegova 100 herë.
Beatrix: Jam shumë më e qetë,i diskutuam të gjitha .Nuk po kërkoj 24 orë dhe asgjë çfarë kam pasur. Realisht dua të jemi të qetë të dy, të jem okej dhe unë. Dhe të shkojë rrjedhshëm.
Donaldi: Arjola donte që dita të ketë 28 orë, dhe 24 të jenë të Beatrix.
Einxhel: Mendoj se ato po njihen tani.
Donaldi: Po normal që po njihemi, se dhe babi se njeh mamin tim deri në fund. Çdo marrëdhënie ka uljet dhe ngritjet e veta. Qimja këtu bëhet tra, është e vështirë por mendoj se është normale.
Arbana: Kanë ndryshuar ndjenjat e tua ndaj Trikës.
Donaldi: Jo thjesht kam gjendjet e mia. Kam thënë gjë natën në gjumë? Kam momentet e mia dhe ndoshta Triksa ka të drejtë për një vëmendje që duhet t’i jap më shumë. Kam 100 ditë këtu brenda dhe presioni nuk është i thjeshtë. Kam pasur ndonjë shikim ndoshta më ndryshe, por jo se ka ndryshuar gjë.
© Panoramaplus.al
