Disa ditë më parë një deklaratë e ekspertit të kriminalistikës, Ervin Karamuço bëri buj të madhe duke u kthyer kështu në titullin kryesor të mediave në vend.
Ervin Karamuço, tha se janë zbuluar disa video erotike, të vazjave që janë personazhe të njohur televizive.
Mjaftoi kjo deklaratë e cila shkaktoi reagime, kritika dhe aludime se kush ishin vajzat që përfshiheshin në video.
Ditën e sotme ka reaguar edhe aktori i mirënjohur Florjan Binaj, me anë të një postimi në instagram, i cili kërkon që të hartohet një kuadër ligjor per mbrojtjen e vajzave të cilave ju rrezikohet dinjiteti.

Flori shkruan:
Para pak ditësh doli një video intime ku hamendësohej që ishte një prej prezantueseve më të njohura dhe ndjekura të Tv shqiptare..1 ditë më pas doli e njëjta video me portret tjetër..
Kjo është një këmbanë alarmi për të ardhmen e të gjitha vajzave,motrave,nënave ,zonjave e zonjushave që u rrezikohet dinjiteti,nderi,familja,profesioni,jeta nga përdorimi i Inteligjencës Artificiale me dashakeqësinë për ti bërë të ndihen keq,tu kërkojnë para ose thjeshtë për ti përbuzur publikisht.
Me kaq shumë përversa dhe manjakë që ka në qarkullim,programet e lira të inteligjences artificile që mund të shkarkohen në cdo celular,askush nuk është i mbrojtur nëse shteti nuk përpilon një ligjn që cdo krijim,përdorim i inteligjences artificile të bëhët i dallueshëm me një mbishkrim (watermark) që të dallojë nga videot e vërteta dhe të dënohet me ligj keqpërdorimi i kësaj teknologjie,shoqëria jonë do pësojë goditjen dhe plagën më të madhe në historinë e saj!
Duhet vepruar sa më shpejt,të përpilohet një kuadër ligjor dhe të miratohet, ose do të mbëtet vetëm të paguajmë dëmet e pakthyeshme me jetë njerëzish,ku fatkeqsisht,vajzat janë viktimat e para të këtyre lloj mostrave!!!
© Panoramaplus.al
