‘Alpha Show’ koncerti më i madh, që është organizuar ndonjëherë në Shqipëri, për muzikën HIP – HOP & RAP e me artistët më të mirë të kësaj rryme, të trojeve shqiptare e të Europës sapo ka nisur.
Artistët e parë që ndezën skenën ishin dy reperët Finem dhe Solo ose siç njihen ndryshe ‘KPT’.

Djemtë sapo kanë nisur performancën e tyre dhe publiku deri më tani është më i zjarrtë se kurrë.
Pas tyre janë ngjitur në skenë me një super performancë Xhensila Myrtezaj dhe Ardian Bujupi.
Nata sapo ka filluar dhe artistë të tjerë priten që të performojnë në skenën madhështore.
© Panoramaplus.al

