Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, Tolgahan Sayisman, prej një muaji janë bërë prindër për herë të parë.

Almeda solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Efehan. Ajo shpeshherë ka publikuar në profilet e saj në rrjetet sociale foto me të birin, por pa i treguar fytyrën.

Por sot, Almeda ka vendosur që ta thyej këtë rregull. Me rastin se Efehan bëri një muaj që ka ardhur në jetë, ajo ka publikur dy fotografi shumë të ëmbla.

Në foton e parë, bukuroshja shqiptare shfaqet pranë djalit duke fjetur, ndërsa në të dytën ajo e ka mbajtur në krah. Pasi të keni parë fotot mund të vendosni se kujt i ka ngjarë, mamit apo babit.


