16 Tetor, 2019

Almeda përqafon të birin, Tolga i shpreh dashurinë në shqip


Ata janë një çift për t’u adhuruar, janë gjithnjë në vëmendje të mediave shqiptare e të huaja, jo vetëm sepse Almeda dhe Tolga janë të famshëm, por edhe për historinë e dashurisë që ata kanë.

Çifti është bekuar me një fëmijë dhe në hapësirat e të dyve, zenë një vend të madh fotot me Efehanin e vogël.

Këtë herë, mami Almeda ka postuar një foto në ‘Instagram’ ku është shtrirë afër të birit, por përveç fotos, në sy ra edhe komenti i aktorit turk.

Ajo çka e bën të veçantë këtë koment është se babi Tolga e ka shprehur dashurinë të shqip.

“Të dua shumë”, ka shkruar ai.

© Panoramaplus.al