13 Shkurt, 2019

Almeda feston sot ditëlindjen, aktori i famshëm turk e uron në shqip


Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi feston sot ditëlindjen, e cila do të jetë mjaft e veçantë pasi e ka gjetur në pritje të ëmbël të fëmijës së saj të parë.

Me ndjekësit e saj të shumtë, Almeda ka ndarë në “Instastory” urimet e para që ka marrë nga familjarët dhe miqtë më të afërt.

E sigurisht që nuk ka munguar urimi i bashkëshortit, aktorit të famshëm turk Tolgahan Sayışman.

Ky i fundit ka postuar në “Instastory” një foto të Almedës ku i shkruan: “Gëzuar ditëlindjen më e bukura e botës. E kalofsh pjesën tjetër të jetës si bukuria e zemrës tënde”.

E në fund Tolgahan ka vendosur që të shkruajë në shqip, ku me shkronja të mëdha i thotë: “Të dua shumë”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al