13 Mars, 2019

Almeda Abazi publikon videon e ëmbël, zbulon sa i është rritur barku i rrumbullakosur


Ish-Miss Shqipëria, Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori i famshëm turk Tolgahan Sayisman së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.

Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ndan me ndjekësit e saj të shumtë momente të shumta nga jeta e saj private. Së fundmi, Almeda ka publikuar një video, ku shfaqet përpara një pasqyre.

E sigurisht që vëmendjen e tërhoqi barku i saj i rrumbullakosur. Bukuroshja shqiptare shfaqet e veshur një fustan të zi, të ngushtë dhe duket mjaft natyrale dhe e ëmbël.

© Panoramaplus.al