26 Tetor, 2022

Almeda Abazi publikon videon duke kërcyer ‘Napolonin’ me Tolgahan Sayisman dhe na i bënë sytë zemra!


Ish-Missi shqiptar Almeda Abazi, e cila prej vitesh është e martuar me Tolgahan Sayisman, janë një ndër çiftet më të dashura për publikun.

Modelja e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale, realizoi së fundmi një bisedë vrituale me ndjekësit ku i drejtuan pyetje nga më të ndryshmet.

Një ndjekës ishte kurioz të dinte nëse modelja ka kërcyer ndonjëherë valle popullore dhe ajo iu përgjigj me një video të veçantë.

Almeda shfaqet me partnerin e saj duke kërcyer vallen traditcionale të Shqipërisë së Mesme ‘Napolonin’.

 

Kujtojmë se çifti i njohur janë prindër të dy fëmijëve, ndërsa pak kohë më parë Almeda ka shprehur dëshirën për t’i rritur të vegjlit e saj me kulturën dhe gjuhën shqipe.

Në një intervistë të dhënë më parë Almeda tregoi se sa shumë ajo dhe partneri i saj e duan Shqipërinë dhe kanë menduar të blejnë një shtëpi pasi dëshiron që muajt e verës t’i kalojë në vendlindjen e saj.

“Sigurisht, dhe mund të them që e kemi vendosur dhe shumë shpejt do e kemi sepse dhe Tolga e pëlqen shumë Shqipërinë dhe ndihet shumë i lumtur dhe komod atje. Ëndrra ime është që muajt e verës t’i kaloj në Shqipëri me fëmijët sepse dua shumë që t’i rris me traditat dhe gjuhën shqipe.”, ka treguar Almeda.

 

© Panoramaplus.al