22 Dhjetor, 2018

Almeda Abazi publikon foton emocionuese, ja reagimi kur ka dëgjuar për herë të parë rrahjet e zemrës së bebit


Bukuroshjashqiptare Almeda Abazi do të bëhet nënë për herë të parë. Lajmin e bukur për fansat ajo e dha pak javë më parë dhe më pas u shfaq edhe me barkun e rrumbullakosur.

Almeda dhe bashkëshorti i saj, aktori i famshëm turk Tolgahan Sayışman, do të bëhen prindër të një djali.

Një ditë më parë, Almeda ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë një fotografi mjaft emocionuese. Ajo ka publikuar në “Instastory” një foto të muajit shtator, ku është kapur momenti kur ka dëgjuar për herë të parë rrahjet e zemrës së foshnjës.

Nga pamja Abazi duket shumë e emocionuar, teksa mbulon fytyrën me duar nga gëzimi.

 

Panorama Plus

© Panoramaplus.al