Bukuroshja shqiptare, Almeda Abazi, ka publikuar fotografinë e parë të vogëlushit të saj të sapolindur.

Në foton e publikuar në profilin e saj në “Instagram”, Almeda shfaqet e përlotur teksa mban në krahë djalin. Pranë qëndron edhe babi Tolgahan Sayışman, teksa i dhuron një puthje Almedës.

“Momenti i parë kur morëm engjëllin tonë në krahë pas lindjes”, shkruan ish-Miss Shqipëria bashkëngjitur me foton.
Çifti e pagëzoi djalin me emrin Efehan dhe këtë e zbuluan disa javë para se ai të vinte në jetë.


