Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi është në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Ajo do të sjellë në jetë një djalë.

Ditën e sotme, Almeda ka zbuluar se ndodhet në Tiranë për të takuar gjyshin dhe të afërmit e saj.

Kujtojmë se Abazi vite më parë ka humbur babanë e saj, e në pamundësi për ta ndarë lumturinë e sjelljes në jetë të djalit me të, duket se krahët e gjyshit janë hapur për ish-Miss Shqipërinë.

“Ai do të bëhet një gjysh i mirë së shpejti!”, shkruan Almeda bashkëngjitur me foton ku shfaqet me gjyshin e saj.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
