Këtë sezon të ri televiziv, moderatorja e dashur për publikun shqiptar Alketa Vejsiu numëron tri projekte të reja të cilat i ka zbuluar disa javë më parë.

“Dance with me” është emisioni i cili jepet çdo të hënë në “Tv Klan”, si dhe dy të tjerë që pritet të nisin së shpejti janë “Në kurthin e Piter Pan” dhe “Femra e të famshmëve”.

Së fundmi Alketa ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve teksa ka publikuar dy video nga sezonet e vjetra të “X-Factor”, ku ajo shfaqet duke kënduar.
“Nostalgjike! Do ju pëlqente të rikthehej X-Factor?”, ka pyetur moderatorja ndjekësit e saj në “Instagram”. Ky emision e mbylli transmetimin në vitin 2015.
Pyetja e Alketës i bëri të gjithë të mendojnë se shumë shpejt mund të rinisë “X-Factor”.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
