Moderatorja e dashur për publikun shqiptar, Alketa Vejsiu, ka zbuluar se është kthyer nga Turqia ku po bënte pushimet, e ka ardhur në Tiranë për të votuar.

Në profilet e saj në rrjetet sociale, Alketa ka publikuar një foto të saj teksa ndodhet në një qendër votimi në kryeqytet.
Ndërkohë krahas fotos, moderatorja ka shkruar vargjet e këngës së “West Side Family”, “Tirona”, e kënduar edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili në atë kohë ka qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës.

“U ktheva ne Tirane per te votuar!
Tirona, ke ëndrrat tona
Jeton orët e vona,
E djegur, sido të jesh,
Ti je e jona.
Kjo është Tirona jonë,
Tirona e kontradiktës,
E luftës e paqes,
E errësirës dhe e dritës,
Mashtrimit, të vërtetës
Shpifjes, interesit,
E qejfit dhe e stresit,
E ahengut dhe biznesit.”, shkruan moderatorja në postimin e saj.
© Panoramaplus.al
