Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu është pa dyshim një figurë mjaft e dashur për publikun. Me fansa të shumtë dhe njerëz që e admirojnë, ajo është kthyer në një ikonë ekranesh. Ditën e sotme, Alketa ka një falenderim special për të gjithë ndjekësit e saj në “Instagram”, pasi ka një arsye për t’u gëzuar.

Ajo ka arritur plot 800.000 followers dhe për këtë fakt ndihet falënderuese. Moderatorja nuk ka ngurruar t’i falënderojë të gjithë përmes një statusi në “Instagram”, ku zbulon edhe një surprizë të bukur. “800.000 herë faleminderit! 800.000 përqafime! 800. 000 zemra! Kur të arrijmë 1 milion, me siguri do kem një dhuratë të bukur për të shkëmbyer!

Po pres të rritemi në qytetin tim dixhital, ku banorët për fatin tim të mirë janë Lovers! No Hatters Here! Love You All dhe Faleminderit”, ka shkruar Alketa në postimin e saj. Moderatorja e dashur gjen gjithnjë kohën për t’i falënderuar fansat dhe ndjekësit e shumtë që ka.

© Panoramaplus.al

