6 Nëntor, 2018

Alketa pyet Robertin se ç’do të thotë Nora pas kërcimit sensual me Leilën, ja si përgjigjet këngëtari


Këngëtari i njohur Robert Berisha është një nga konkurrentët e këtij edicioni te “Dance with me” së bashku me moderatoren Leila Kraja.

Mbrëmjen e së hënës, dyshja erdhi me një kërcim mjaft sensual që u pëlqye nga publiku dhe juria.

Pas përfundimit të performancës, moderatorja Alketa Vejsiu u ndal pak te momentet mes Robertit dhe Leilës dhe e pyeti këngëtarin se çfarë thotë bashkëshortja e tij, këngëtarja Nora Istrefi.

“Robert po Nora? Nora ç’o thotë? E di atë nga ‘Përrallë nga e kaluara?’, ‘po bota, bota ç’do të thotë’. Se ishte shumë i përfshirë emocionalisht në këtë kërcim dhe më pëlqeu shumë momenti kur ishit të dy ti dhe Lei”, tha Alketa.

Ndërkohë Roberti u përgjigj menjëherë: “Prej momentit kur firmosa kontratën, jam përfshirë në këtë show, unë jam artist. E përshëndes Norën, gocën time dhe të gjithë ata që po na shikojnë”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al