Alfio Rrotani feston ditën e sotme 30-vjetorin e lindjes. E për këtë ditë të veçantë, partnerja e tij, Fatma Methasani ka menduar që ta surprizojë atë në mënyrën më të bukur.

Duke nisur që pak pas mesnate, Alfio ka nisur me festimin e këtij përvjetori. Moderatorja e njohur kishte menduar që ta mbushte shtëpinë me tullumbace dhe me një numër 30.

Por përveç kësaj, surpriza më e bukur dhe e veçantë është një klip i shkurtër me urimet e të gjithë njerëzve të dashur të shefit të njohur të kuzhinës, të cilët jetojnë larg Shqipërisë.

E duke parë sa kreative është Fatma, të presim se çfarë surprizash të tjera ka menduar ajo për të dashurin e zemrës.
Gjithashtu ajo nuk ka harruar që ta urojë Alfion publikisht, ku ka zgjedhur fjalët më të ëmbla. Teksa ka postuar momente nga surpriza që i ka bërë, Fatma shkruan: “a herë të shoh pranë meje, kuptoj që paskam qenë vërtet njeri i mirë për të të merituar!? #ZemerEMadheEKuqe
Gëzuar për ty,receta më e ëmbël e jetës sime! ✌️#30thbirthday ? @alfio_rrotani ❤️”.


