19 Dhjetor, 2022

Ish i fejuari i Jennifer Lopez konfirmon publikisht lidhjen e re, poston kartolinën e Krishtlindjeve me fëmijët dhe partneren e tij


Ish-partneri i Jennifer Lopez, Alex Rodriguez ka konfirmuar romancën e tij të re e trajneren e fitnesit Jac Cordeiro.

Çifti i ri, i cili filloi lidhjen më pak se tre muaj më parë, pozoi së bashku me me vajzat e Rodriguez, Natasha, 18, dhe Ella, 14- vjeç, duke publikuar kështu krtolinën e tyre të Krishtlindjes.

“Nga zemrat tona tek tuajat, Gëzuar Krishtlindjet”, ka shkruar Rodriguez krahas fotos, duke shtuar hashtag fjalët: “familje”, “gëzim” dhe “mirënjohës”.

Rodriguez dhe Cordeiro u lidhën për herë të parë në tetor, kur u  fotografuan duke ecur “dorë për dore” poshtë Rodeo Drive në Beverly Hills, Kaliforni.

Një burim tha për ‘Page Six’ në atë kohë se atletit “po i pëlqente të kalonte kohë” me 42 vjeçaren.

“Miqtë thonë se ai është shumë i lumtur dhe po shijon kohën që kalojnë së bashku. Ajo është e mrekullueshme! Ajo është një ish-infermiere dhe nënë e dy fëmijëve,” tha burimi i brendshëm.

“Alex është i mrekullueshëm me të dhe vërtet i lumtur”, shtoi burimi.

Romanca e Rodriguez me Cordeiron erdhi një muaj pasi u raportua se ish-atleti ishte ndarë nga Kathryne “Kat” Padgett  pas rreth nëntë muajsh takim.

“Ata u ndanë, por mbeten shumë miq”, tha një burim. Padgett, 25 vjeç, ishte gruaja e parë me të cilën Rodriguez u takua publikisht pas ndarjes së tij në vitin 2021 me ish të fejuarën Jennifer Lopez, e cila  pak kohë më parë u martua me Ben Affleck .

Pavarësisht ndarjes së papritur, Rodriguez  i uroi këngëtares së “Let’s Get Loud”, më të mirat në martesën e saj .

“I uroj asaj dhe fëmijëve, të cilët janë të zgjuar, të bukur dhe të mrekullueshëm, më të mirat,” tha ai gjatë një interviste.

 

© Panoramaplus.al