19 Gusht, 2021

Alex Rodriguez flet për herë të parë pas ndarjes nga Jennifer Lopez, 46-vjeçari: Për pesë vjet kam pasur…


Alex Rodriguez ka folur për herë të parë pas ndarjes nga Jennifer Lopez. Në një intervistë të fundit, ai ka thënë se është mirënjohës për jetën e jashtëzakonshme që pati me ish-të fejuarën e tij, shkruan “Daily Mail”.

jennifer lopez (8)

Për pesë vjet kam pasur një jetë dhe partneritet të jashtëzakonshëm dhe gjithashtu, bashkë me vajzat e mia, kemi mësuar shumë“,- tha ai për “Entertainment Tonight” të martën.

Rodriguez shtoi se ai dhe vajzat e tij, Natasha, 16 vjeç dhe Ella, 12 vjeç, tani kanë mundësinë për të mësuar nga eksperiencat dhe për të ecur përpara.

i8

E dini çfarë? Ne jemi kaq mirënjohës për pesë vitet e fundit, dhe tani mendojmë si t’i bëjmë pesë vitet e ardhshme edhe më të mira, sepse nxorëm shumë mësime,” – tha Alex.

Ai gjithashtu rrëfeu se jeta e tij tani është e mrekullueshme.

Unë jam shumë mirënjohës për vendin ku Zoti dhe drita më ka sjellë, dhe me të vërtetë po shikoj përpara. Kryesisht dua të shikoj si vajzat e mia po zhvillohen,”- tha ai.

io

Nga ana tjetër, Lopez po shijon romancën me Ben Affleck dhe së fundmi, aktorja i fshiu të gjitha gjurmët e Rodriguez nga Instagram-i i saj.

Jennifer dhe Alex u ndanë përfundimisht në muajin prill dhe pak javë pas ndarjes, këngëtarja u pa nën shoqërinë e Affleck, me të cilin ka qenë e fejuar 20 vjet më parë.

jennifer lopez (4)

Mendohet se arsyeja që i dha fund lidhjes 4-vjeçare të Lopez dhe Rodriguez ishte se ky i fundit e tradhtoi këngëtaren me një personazh të njohur të TV amerikan, Madison LeCroy, megjithatë problemet mes çiftit thuhet se kishin filluar më parë.

jennifer lopez (5) jennifer lopez (3) jennifer lopez (2)

© Panoramaplus.al