1 Shkurt, 2019

Alesia Bami zbulon pse e pushuan brenda ditës nga “Stop”: Më larguan me një mesazh…


Një ditë më parë tërhoqi shumë vëmendjen mungesa e Alesia Bamit si velinë tek emisioni investigativ “Stop”.

Në media u komentua se arsyeja e largimit të saj ishte pjesëmarrja në emisionin e televizionit rival, “Ftesë në 5”, në “Top Channel”.

Lidhur me këto lajme ka reaguar vetë Bami në një postimin në “Instastory”. Ajo shkruan se është e vërtetë ajo çfarë shkruajnë mediat dhe se e kanë larguar nga puna me një mesazh.

“Të dashur miq! Ashtu siç e keni vënë re dhe ashtu siç kanë shkruar portalet unë nuk jam më pjesë e emisionit ‘Stop’. Kjo për faktin e vetëm se dhashë një intervistë në ‘Top Channel’ dhe më larguan nga puna në mënyrë flagrante me një mesazh. Kjo tregon nivelin e atyre që janë punëdhënësit tonë dhe sa të mbrojtur nga ligji janë punonjësit e mediave, ku nuk respektohet asnjë kontratë pune, aq më pak Kodi i Punës. Sigurisht, që nuk jam as e para as e fundit. Jam e detyruar ta bëj këtë sqarim për gjithë publikun tim dhe gjithë ata që më kanë shkruar dhe suportuar pa fund. Së shpejti do të shihemi në një projekt të ri”, shkruan Alesia në postimin e saj në “Instastory”.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al