Në intervistën që dha për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, këngëtarja Albina Kelmendi foli dhe për pjesëmarrjen në Festivalin e Këngës.
Që kur u publikua lista e këngëtarëve që do të marrin pjesë në edicionin e këtij viti, spikati emri i Albinës, si një ndër zërat më të mirë të skenës shqiptare. Duke folur për këtë pjesë, artistja nga Kosova tha se ndihet e fuqishme dhe e bindur për këngën me të cilën do të konkurrojë, të cilën e sheh si fituese.

Ajo tha se e veçanta do të jetë fakti se do të ngjitet në skenë bashkë me familjen e saj, një gjë që nuk ka ndodhur deri më tani. “Arsyeja pse vendosa të marr pjesë është sepse ndihem shumë e fuqishme nga faktorët që më rrethojnë. Në këtë rast nga bashkëpunëtorët e mi, kompozitori dhe tekstshkruesja, do të ngjitem me familjen time që më bën të ndihem më e fuqishme. Do t’i dhuroj atij festivali një këngë siç e meriton. Meritojmë vendin e parë meqë është dhe një veçanti tjetër që do të ngjitet një familje së bashku në skenë, ndaj presim që të vlerësohemi ashtu siç e meritojmë.

Kësaj herë është më ndryshe, çdo vit kam pasur kërkesa për të marrë pjesë por nuk e kam ndjerë veten mirë me këngët që më janë ofruar. Këtë vit, përderisa e kam këtë siguri, pres që të vlerësohem me vendin e parë, është diçka ndryshe nga vitet e kaluara, dhe nuk kam dyshim që publiku nuk do ta dojë këngën. Ajo që bën jep ndjenjën më të mirë është publiku por fitova publikun, është gjithçka për mua”, përfundoi Albina.
Moderatori ndër të tjera i bëri një pyetje se a je e lumtur? Këngëtarja ju përgjigj asnjëherrë më shumë nuk kam qenë e lumtur. Çfarë të lumturon më shumë ishte pyetja e rradhës arritjet e tua profesionale apo ato personale? Ajo u përgjigj gjithçka.
Albina Kelmendi, i ka dhënë fund beqarisë, ajo dhe partneri i saj, biznesmeni i njohur, Valon Vataj, bëhet e ditur se kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë.

Kështu të paktën kanë lënë të kuptohet përmes disa fotografive që kanë ndarë në rrjete sociale. Ka qenë artistja që ka publikuar një fotosesion të tyre në Instagram, ku shfaqet e veshur si nuse me fustan të bardhë, ndërsa partneri i saj me një kostum të zi. “Ti i dhe kuptim jetës time”, ka shkruar ajo.
Çifti po ashtu kanë marrë vëmendje me paraqitjen elegante, ndërkohë që morën urime të shumta në pjesën për komente. Vataj nga ana tjetër ka qenë i martuar më parë dhe nga ajo marrëdhënie ka dy fëmijë. Teksa foli për emocionet e dasmës, ajo tregoi dhe se si është njohur me partnerin.
Këngëtarja tha se në fillim nisën të punonin bashkë, hapën një biznes dhe me kalimin e kohës, ndjenjat ndryshuan. Albina tregoi se është përballur me paragjykime nga njerëzit për shkak se Valoni është baba i dy vajzave. E pyetur për raportin që ka me ta, ajo tha “i dua fort dhe dua më të mirën për ta”.
© Panoramaplus.al

