Koreografi i njohur Albi Nako ka zbuluar një ditë më parë se është transferuar në Itali, në televizionin e njohur Rai.

Ai ka postuar në llogarinë e tij në “Instagram” një foto ku shkruan që fati të jetë me të.
Fotografia ka marrë mijëra pëlqime dhe shumë komente nga ana e ndjekësve, të cilët i kanë uruar shumë suksese.

Por vëmendjen më të madhe e morën dy komente, ai i ish-bashkëshortes Klaudia Pepa dhe i balerinës Alba Hoxha, e cila prej kohësh është përfolur se është në një lidhje me Albin.

“Paç fat!”, i shkruante Klaudia, ndërsa nga ana tjetër, Alba i komentoi: “Domethënë na le?”.
Ndërkohë koreografi të dyjave ua ka kthyer komentin me emoji, pa asnjë fjalë!


