11 Tetor, 2019

Albi Nako: Fatkeqësia më e madhe, kur je në raport dhe ndihesh single


“Kur Alba erdhi në Klan me audicion si gjithë të tjerët, ditën e katërt do ta hiqja nga puna”, kështu e nisi rrëfimin e tij për balerinën Alba Hoxha, koreografi Albi Nako.

albi-nako1

Ata ishin të ftuar sot në emisionin “Rudina” në Tv Klan, ku ndër të tjera folën edhe për karrierën e tyre. Por gjatë emisionit koreografi i trupës së baletit të Tv Klan tregoi se në fillimet e saj Alba ishte “pa busull”.

“Alba ishte pa busull, si një autobus pa shofer, përplasej me të gjitha vitrinat anash. Nuk më pëlqente se ishte e pa fokusuar, por shpëtoi falë një personi tjetër. Nuk e mora si vendim. Por Alba si natyrë është ambicioze dhe nuk mund ta mohoj këtë dhe shkoi aty ku është sot”, tha Nako.

“Me punë çdo gjë arrihet”, shtoi Alba./tvklan.al

© Panoramaplus.al