20 Qershor, 2019

Albano Bogdo prezanton vajzën që i ka vjedhur zemrën: Dashuria e jetës sime


Aktori i humorit, Albano Bogdo ka zbuluar se ka rënë në dashuri. Ai ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një foto ku shfaqet së bashku me femrën që i ka vjedhur zemrën.

“Dashura e jetës sime!”, shkruan Albano krahas fotos ku ai shfaqet teksa ka mbështetur kokën te partnerja.

Në foto dallohet vetëm profili i vajzës, e cila ende nuk dihet se kush është. Ajo duket e buzëqeshur në krahët e Albanos ndërkohë që të dy pijnë nga një gotë verë.

© Panoramaplus.al