Kantautori i dashur për publikun shqiptar, Alban Skënderaj, ka publikuar sot në profilin e tij në “Instagram” një video ku tregon prapaskenat e videoklipit “Duamë”.

Në klip gjithçka duket perfekte, por në videon e shkurtër të postuar nga Albani gjërat janë paksa ndryshe.
Aty ai shfaqet së bashku me bashkëshorten e tij, Miriam Cani, me të cilën kanë kënduar këngën që është pritur mjaft mirë nga publiku.

Dikush me kamera ka filmuar të gjithë skenën, ku duket se Miriam ka frikë dhe dëgjohet teksa bërtet.
“Making of “Duamë” “Videoclip vs Real life” ?”,. S’kishte faj, e kishte me frike dhe më paralajmëroi që në fillim! Por dhe unë e paralajmërova ? Pa merak, protagonistja e klipit është shëndoshë e mirë ?”, shkruan Albani krahas videos që ka bërë të qeshin të gjithë ndjekësit e tij në “Instagram”.

E teksa dikush i thotë Miriamit se e dinte më aventuriere, ajo i përgjigjet: “Po jo në këto kushteee. Uji ishte i cekët ku ram, se ky e kishte provuar disa herë për vete dhe i mori masat, po unë e shkreta që rashë si thes”.

Ndërkohë kujtojmë se Miriami në një intervistë është shprehur se kur është bërë klipi i këngës e njëkohësisht dasma, e ka ditur që ka qenë në pritje të ëmbël.


