Dy këngëtarët e njohur, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj, kanë publikuar sot këngën e tyre më të re me titull “Duamë”.

Në videoklip shfaqen Miriami dhe Albani gjatë pushimeve të tyre të bëra së fundmi në Maldive, aty ku edhe kurorëzuan dashurinë 12-vjeçare në martesë.

Madje klipi përfundon pikërisht me disa çaste nga dasma e tyre, kur ata kanë vendosur unazat e martesës. E sigurisht nuk mund të mungonte edhe e vogla e tyre, Ameli.

Ata pritën që këtë bashkëpunim ta publikonin pikërisht sot, pasi është edhe ditëlindja e Miriamit.

