Dy këngëtarët e dashur për publikun shqiptar, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani do bëhen prindër për herë të dytë.

Lajmin e bukur e ka dhënë vetë Albani gjatë koncertit të tij në Prishtinë. Pasi çifti i njohur këndoi këngën dedikuar vajzës së tyre të parë, Amelisë, kantautori u shpreh se donte t’ia dedikonte dikujt tjetër.

“Kurse këtë këngë, dua t’ia dedikoj dikujt tjetër”, tha Albani dhe teksa iu afrua Miriamit duke prekur barkun e saj. Në ato momente, publiku në sallë vërshoi në brohorima.

“n’Zoom” ka publikuar në “Instagram” pikërisht këtë moment, ku Albani dhe Miriami duken mjaft të emocionuar. Kujtojmë se muajin e kaluar, çifti kurorëzoi në martesë dashurinë e tij 12-vjeçare.


