24 Shkurt, 2022

Albana Vokshi ka ditëlindjen/ Berisha një xhentil i vërtet, e surprizon me lule (Foto)


Dita e sotme ka qenë një seancë e veçantë për deputeten Albana Vokshi. Bëhet me dije se Vokshi sot ka pasur ditëlindjen. Ajo ka lindur më 24 shkurt 1971 dhe sot bën 51 vjeç. Por duket se dita e festës nuk e ka ndërprerë nga angazhimi i saj politik.

Ajo është shfaqur në seancë plenare si çdo të enjte tjetër. Ish-kryeministri nuk e ka harruar ditëlindjen e saj edhe pse ka patur një axhendë të zënë në seancë.   Si natyrë xhentile, doktori e ka surprizuar me një dhuratë simbolike.

Në ambjetet e Parlamentit, ajo është shfaqur me një tufë të madhe lulesh, dhuruar nga Berisha. E duket se kjo dhuratë e ka lumtur jo pak deputeten, që është shfaqur e buzëqeshur krah Tritan Shehut në oborrin e Parlamentit.

© Panoramaplus.al