4 Mars, 2019

Albana Osmani kërkon t’i mbyllë emisionin Ermal Mamaqit!


Momentalisht pa ndonjë angazhim në televizion, por vetëm me fondacionin e saj “Ti je një lule dielli”, Albana Osmani, mesa duket, kërkon ta kompensojë këtë boshllëk duke u treguar aktive në rrjete sociale.

Ajo na ka çuditur me një koment që ka bërë në postimin e Ermal Mamaqit, i i cili kërkonte agjente marketingu, mesa duket për biznesin e tij “Ami event”.

Albana ka bërë këtë koment: “Dua të mbyll emisonin tat e të hap timin. A ka kshu vendi pune?”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Ermalit, i cili i është përgjigjur: “Po ti hape o goc pa mbyllur timin!”.

Albana ka qenë e ftuar në programin “Xing me Ermalin” dhe kimia e batutat e këmbyera me Ermalin nuk kanë munguar.

PANORAMA PLUS

© Panoramaplus.al