11 Maj, 2019

Alban Skënderaj publikon foton me Miriamin dhe i bën dedikimin romantik: Përjetësia vlen…


Dy këngëtarët e dashur për publikun shqiptar, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani, janë një ndër çiftet më komentuar të showbiz-it.

Prej disa ditësh, Albani e Miriami, së bashku me vajzën e tyre Ameli ndodhen me pushime në ishujt Maldive. Nga fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, duket se familja e bukur po kalojnë pushime të mrekullueshme.

Ditën e sotme, këngëtari ka publikuar një foto të bukur në “Instagram”, ku shfaqet me Miriamin, të qeshur e të përqafuar. Gjithashtu vëmendjen na e tërhoqi edhe dedikimi romantik i këngëtarit.

“Përjetësia vlen më pak se një ditë me ty!”, shkruan Skënderaj bashkëngjitur me foton, e cila mori menjëherë mijëra pëlqime e qindra komente.

© Panoramaplus.al