17 Janar, 2019

Alban Skënderaj e dërgoi në një nivel tjetër sfidën “10yearschallenge”, por duhet të jeni çift


Së fundmi në rrjetet sociale është hapur një sfidë që po i “çmend” të gjithë të famshmit shqiptarë. Është fjala për publikimin e një fotografie të 10-viteve më parë, për të vënë re ndryshimin që keni pësuar gjatë kësaj periudhe kohore.

E teksa shumë personazhe të njohur të ekranit shqiptar kanë rënë pre e kësaj sfide, duket se Alban Skënderaj e Miriam Cani i kanë rezistuar kësaj sfide.

Madje Albani ka nisur një sfidë të re dhe akoma më të vështirë se ajo “10yearschallenge”, atë të përjetësisë.

Ditën e sotme kantautori i dashur për publikun shqiptar ka publikuar një foto me partneren e tij, Miriam, ndërsa bashkëngjitur me të shkruan: “Sfida e përjetësisë”.

Përveçse hapi një sfidë të re, Albani edhe i shprehu ndjenjat publikisht Miriamit, duke lënë të nënkuptohet një dashuri që zgjat përgjithmonë.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al