1 Tetor, 2019

Alban Ramosaj ‘deklaratë dashurie’ Aurela Hoxhës: “T’kom dasht”


Së fundmi atë e kemi parë në rolin e modelit. Megjithatë Alban Ramosaj nuk ka hequr ende dorë nga muzika. Ai ka lançuar këngën e tij më të re. Pjesë e klipit është modelja tashmë me famë ndërkombëtare, Aurela Hoxha.

“T’kom dasht” titullohet kënga ritmike e Albanit në videoklipin e të cilës ai i këndon Aurelës. Në fakt nuk bëhet fjalë për një histori dashurie. Këngëtari dhe modelja janë miq shumë të mirë dhe kanë ndarë shpesh edhe foto së bashku nga foto-sesionet që kanë realizuar së fundmi.

 

View this post on Instagram

 

#TkomDasht OUT NOW!! Starring THE ONE AND ONLY @hoxha_aurela ; link in bio! ??

A post shared by Alban K. Ramosaj (@albanramosaj) on


Pjesë e klipit është edhe modelja seksi Oriola Marashi. Modelja ka mbaruar për kanto dhe ja ku erdhi rasti që ajo të debutojë në muzikë.

“Jam edhe unë në këtë super këngë, në zë apo figurë nuk e di, gjejeni ju”, shkruan Oriola në një postim në “Instagram”.

© Panoramaplus.al