18 Korrik, 2022

Alaudin Hamiti përfundon në spital! Çfarë i ndodhi moderatorit?


Moderatori i njohur shqiptar, Alaudin Hamiti ka përfunduar në spital. Ai ka treguar se po përballet me disa probleme të vogla shëndetësore.

Prezatuesi i njohur ka postuar disa video në Instagram ku ka bërë me dije se gjendet në spital për shkak të alergjisë.

“Kështu është kur të kap alergjia në mes të verës,” shkroi ai teksa bëri me dije se ka nisur terapinë.

Kjo vjen pasi Alaudini zbuloi se do jetë moderator i “Big Brother VIP” në Kosovë, ku ky format do vijë për herë të parë në vjeshtë.  Pas marrëveshjes me Banijay Rights, ‘Artmotion’ që drejtohet nga Alaudini dhe KlanKosova do të sjellin edicionin ‘Big Brother VIP’  në Kosovë. Puna ka nisur dhe premiera e parë e spektaklit do të jetë në vjeshtë, konkretisht në muajin shtator. Ende nuk ka emra konkret rreth pjesëmarrësve por pritet të ketë personazhe VIP nga Shqipëria dhe Kosova. Në Shqipëri formati pritet të fillojë në fund të dhjetorit.

Gjatë një interviste në “n’Za” Alaudini u pyet se cili ishte komenti i prezantueses së formatit në Shqipëri në një nga takimet e përbashkëta të cilat kanë pasur së fundmi, si përfaqësues të shteteve që kanë licencën e formatit “Big Brother”. Me doza humori, Alaudini tha i ka thënë “Edhe ju këtu?”.

Prezantuesi i njohur i ‘Klan Kosova’ zbuloi më pas se Arbana i ka thënë që çdo gjë do të shkojë mirë nëse i përmbahen rregullave të patentës. Gjithashtu zbuloi se procesi i sigurimit të të drejtave të “Big Brother” për Kosovën ka nisur në tetor të vitit të shkuar dhe është mbajtur për muaj të tërë sekret.

© Panoramaplus.al