9 Qershor, 2023

Akuzohej për plagjiaturë, çfarë ndodhi mes gjyqit të Dua Lipës dhe grupit të njohur muzikor


Dua Lipa u padit për plagjiaturë disa kohë më parë nga grupi muzikor ‘Artikal Sound System’. Ata e akuzuan këngëtaren me origjinë shqiptare për të drejtat e autorit të këngës hit ‘Levatating’.

Grupi pretendonte se Dua kishte kopjuar këngën nga një projekti i tyre i mëparshëm muzikor “Live Your Life” duke i dërguar të dyja palët përballë gjykatës.

Por së fundmi është zbuluar se avokatët e grupit dhe Duas paraqitën një kërkesë të përbashkët për të mbyllur përfundimisht çështjen gjyqësore. Nuk kishte asnjë provë që tregonte se Lipa kishte pranuar që të paguante apo të ndryshonte emrat e autorëve të këngës së saj, duke lënë të kuptohet se Dua e ka fituar gjyqin.

© Panoramaplus.al