14 Korrik, 2023

Akuzohet nga katër burra për ngacmim seksual, aktori i njohur habit me deklaratën e tij: Vetëm me njërin prej tyre kam pasur…


Aktori i njohur, Kevin Spacey, ka rrëfyer gjatë gjyqit të tij, ku akuzohet nga katër burra se i ka ngacmuar seksualisht se vetëm njërin prej tyre e ka prekur në mënyrë “romantike”.

“Ai ishte qesharak, simpatik dhe flirtues, me kalimin e kohës ne filluam … Unë po supozoj se isha unë … filluam ta prekim njëri-tjetrin në mënyrë romantike, “ tha Spacey në Southwark Crown Court t Londrës.

63 vjeçari, mohon të 12 akuzat kundër tij. Ato përfshijnë tre akuza për sulm të pahijshëm, shtatë për sulm seksual, një për detyrimin e një personi për t’u përfshirë në aktivitet seksual pa pëlqimn e tij.

Akuzat lidhen me incidentet e supozuara në vitet 2000 dhe fillim të viteve 2010, gjatë periudhës 12-vjeçare në të cilën Spacey shërbeu si drejtor artistik në teatrin Old Vic të Londrës.

Spacey vazhdoi të thoshte në provat e tij se marrëdhënia e çiftit u bë “disi seksuale”, por shtoi se të dy nuk u përfshinë në marrëdhënie seksuale, pasi paditësi “nuk donte të shkonte më tej”.

“Kjo ndodh ndonjëherë, dhe ne thjesht shikojnë se sa larg dikush dëshiron të shkojë apo jo,” tha Spacey.

Aktori e përshkroi kohën që ai dhe njëri nga paditësit kishin kaluar së bashku si “argëtim” dhe tha se ishte “i tronditur” nga akuzat e bëra kundër tij nga akuzuesi.

“Nuk e kam menduar kurrë se (burri) që e njihja, 20 vjet më vonë do të më godiste me thikë pas shpine, nuk e di”- tha ai.

© Panoramaplus.al