10 Shtator, 2021

Akuzohej për përdhunim, bashkëshorti i Nicki Minaj shpallet fajtor! Ja ç’dënim do të vuajë ai


Bashkëshorti i Nicki Minaj, Kenneth ‘Zoo’ Petty, është shpallur fajtor të enjten gjatë një seance virtuale me Gjykatën e Qarkut në SHBA për Qarkun Qendror të Kalifornisë, sipas “People”.

nicki minaj (5)

Seanca e dënimit të 43-vjeçarit është caktuar për në 24 janar 2022 dhe ai mund të dënohet deri në 10 vjet burg. Pasi të shlyejë dënimin, ai do të lirohet, por do të mbikëqyret për pjesën tjetër të jetës.

Petty u akuzua për përdhunimin e shkallës së parë të një vajze 16-vjeçare në 1995, dhe u dënua të vuante nga 18 deri në 54 muaj burg.

nicki minaj (4)

Ai bëri katër vjet burg dhe konsiderohet një shkelës i nivelit të dytë në Nju Jork.

Petty dhe Minaj u paditën muajin e kaluar nga viktima e tij e supozuar e përdhunimit, Jennifer Hough, e cila tani është 38 vjeç. Ajo e akuzon çiftin se e kanë frikësuar atë me anë të kërcënimeve që të heqë dorë nga akuza e saj për përdhunim.

nicki minaj (6)

Minaj dhe Hough dyshohet se biseduan në telefon kur reperja i ofroi ryshfet asaj që të mos fliste. Pas telefonatës, Hough pretendon se njerëzit pranë Minaj dhe Petty i ofruan një anëtari të familjes së saj 500,000 dollarë që ajo të heqë dorë nga akuza e saj për përdhunim.

Muajin e kaluar, Petty ngriti një padi për të hequr emrin e tij nga Regjistri i Dhunuesve të Seksit në New York State.

nicki minaj (8)

Petty pohoi në dokumentet ligjore se nuk u njoftua kurrë për një seancë në tetor të vitit 2004 kur ai ishte në burg. Ajo pretendon se procesi gjyqësor është ‘sabotuar’ për ta parandaluar atë që të merrte pjesë në seancën që do të përcaktonte nivelin e dhunimit seksual për bashkëshortin e Minaj.

nicki minaj (1) nicki minaj (2)

© Panoramaplus.al