19 Tetor, 2022

Akuza ndaj Olivia Wilde nga ish dadoja e fëmijëve: Harryn po e përdor për famë


Ish-dadoja e fëmijëve të Olivia Wilde dhe Jason Sudeikis ka folur së fundmi për romancën e Wilde me Harry Style, pretendoi se regjisorja e “Booksmart” filloi të takohej me Harry  vetëm për të rritur imazhin e saj, ajo mendonte se Jason nuk e bëri të dukej aq mirë “Olivia nuk ishte aq e shkëlqyer si aktore apo regjisore, Jason e quante atë mediokre, ajo tani  është në qendër të vëmendjes dhe Jason gjithmonë thoshte se i pëlqen fama.

 

Në intervistë dadoja  pohoi se aktori  zbuloi fillimisht marrëdhënien e 38-vjeçares me  Styles, pasi  mësoi për romancën e tyre. Sudeikis dyshohet se u hodh sipër makinës së Wilde për ta ndaluar atë të shkonte tek Harry. Olivia i quajti deklaratat e saj të rreme.

Si prindër, është tepër shqetësuese të mësojmë se një ish-dado e dy fëmijëve tanë të vegjël do të zgjidhte të bënte akuza të tilla të rremë , u shpreh ajo,  do të vazhdojmë të fokusohemi në rritjen dhe mbrojtjen e fëmijëve tanë,  urojmë që ajo do të  na lërë të qetë.

 

© Panoramaplus.al