23 Shtator, 2022

Aktualisht në një lidhje me avokaten e tij, por kush kanë qenë të dashurat e Johnny Depp ndër vite?


Johnny Depp ka gjetur një partnere të re shumë tërheqëse.

Ylli i ‘Pirates of the Caribbean’ tani është në lidhje me Joelle Rich, një avokate me bazë në Londër, e cila ishte pjesë e ekipit të tij ligjor në padinë për shpifje në vitin 2018 kundër tabloidit britanik ‘The Sun’, konfirmoi një burim për E!News. Dhe ndërsa Depp e humbi atë betejë gjyqësore, duket se ai ende u largua si fitues në ‘departamentin’ e romancës.

Në fakt, Rich ishte gati për të mbështetur Depp gjatë gjyqit të tij për shpifje kundër Amber Heard në fillim të këtij viti. Megjithëse ajo nuk përfaqësonte aktorin në këtë rast, Rich u pa duke biseduar me të jashtë gjykatës së Virxhinias më 3 maj. Më vonë atë muaj, ajo u fotografua duke ndarë një përqafim me Camille Vasquez, e cila përfaqësonte Depp në gjyqin e tij në SHBA.

Në qershor, Depp u shpall fitues me 10.4 milionë dollarë dëmshpërblim pasi Gjykata vendosi se Heard ishte përgjegjëse për shpifje ndaj tij në një shkrim të Washington Post të vitit 2018. (Aktorja e Aquaman nuk e përmendi kurrë Depp-in me emër në ese, dhe asaj iu dha 2 milionë dollarë në kundërpadinë kundër aktorit. Që atëherë të dy kanë apeluar këto verdikte.)

Gjatë gjyqit shumë të bujshëm, disa nga ish-et e Depp-it dolën për të folur për marrëdhëniet e tyre të kaluara me yllin, duke përfshirë Kate Moss dhe Ellen Barkin.

Ja lidhjet e Johnny Depp ndër vite:

Lori Ann Allison
Depp ishte i martuar me grimeren nga viti 1983 deri në 1985.

Sherilyn Fenn
Aktorja e ‘Twin Peaks’ u takua me Depp në vitin 1986 pas ndarjes së saj nga Prince.

Ellen Barkin
Pas disa paraqitjeve në tapetin e kuq në vitin 1994, të dy u ndanë pas një lidhjeje të shkurtër.

Juliette Lewis
Dy yjet e “What’s Eating Gilbert Grape” thuhet se kanë pasur lidhje gjatë xhirimeve, por janë ndarë më pas.

Jennifer Grey
Aktorja e ‘Dirty Dancing’ ishte fejuar me Depp në vitet ’80.

Winona Ryder
Dy yjet e ‘Edward Scissorhands’ u fejuan në vitin 1990 dhe u ndanë tre vjet më vonë.

Kate Moss
Çifti IN i ‘Hollywood’ ishte i pandashëm në vitet ’90, por u ndanë në vitin 1998 pas një lidhjeje katërvjeçare.

Vanessa Paradis
Pas 14 vitesh bashkë dhe dy fëmijëve, të dy u ndanë në qershor 2012.

Amber Heard
Aktorët u martuan në vitin 2015 dhe u ndanë një vit më vonë pasi ajo paraqiti kërkesën për divorc në fund të majit.

Joelle Rich
Depp ka nisur një lidhje me avokaten, e cila ishte pjesë e ekipit ligjor të aktorit në padinë e tij për shpifje në Mbretërinë e Bashkuar kundër ‘The Sun’.

© Panoramaplus.al