Enxhi Cuku është kthyer shumë shpejt në një nga aktoret e reja më të kërkuara në projekte të ndryshme.
Në filmin “Internimi” është pjesëmarrja e saj e fundit, ku Enxhi ka luajtur dhe skena erotike.

Por së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Late Night Show”, ku zbuloi se e pranoi rolin sepse i pëlqeu skenari dhe jo për të bërë zhurmë.
Ndërsa e pyetur se “për sa para do bënte një skenë nudo”, ajo u përgjigj se në fakt aktrimin nuk e bën për para.

“Po të ishte për lekë mund të bëja shumë gjëra të tjera, nuk do dilja fare as në ekran dhe as nuk deklaroja nga i fitoj lekët. Po të jetë për lekë, mund të bësh shumë gjëra të tjera dhe njerëzit nuk e dinë me çfarë merresh. As nuk të shohin ‘zhveshur’. Ndërkohë nuk e bëj atë që njerëzit të më shohin, por e dua vërtet filmin. Është puna ime”, u shpreh Cuku.


