Tani që janë rritur temperaturat, shumica preferojnë që të shkojnë në plazh, nga ku nuk mungojnë fotot me bikini.

Kështu ka bërë edhe aktorja e njohur, Olta Gixhari, e cila në profilin e saj në “Instagram” ka publikuar disa foto ku shfaqet mjaft seksi.
Olta u rikthye në rrjetin social me foto në plazh dhe ngjalli reagime të shumta, edhe nga personazhet e njohur.

“Po pse mi pse? Superseksi im”, i shkruan moderatorja Jonida Vokshi, të cilës Olta i përgjigjet: “Unë në shtator do jem 90-60-90, do tërbohem komplet”.
Ndërkohë aktorja Erjona Kakeli po ashtu komentoi me emoji zemrash.


