Këngëtarja Bleona Qereti njihet stilin e saj ekstravagant. Ajo është shfaqur në shumë evente të mëdha botërore dhe gjithmonë ka qenë në qendër të mediave për shkak të veshjes.

Dhe duket se aktorja e famshme Gwyneth Paltrow është frymëzuar pikërisht nga veshja e Bleonës në Grammys 2015.
Paltrow pozoi për kopertinën e Harper’s Bazaar pothuajse me të njëjtën veshje.
Ky detaj është vënë re menjëherë nga këngëtarja, e cila menjëherë e ka ndarë me fansat e saj duke treguar se ishte ajo që e veshi e para.
Veshjet e tyre janë pothuajse identike. Të dyja janë metalike, por në ndryshim nga veshja e aktores që është rozë, Bleona e ka me nuanca kafe.


© Panoramaplus.al

