Aktorja e “Hollywood”-it, Priyanka Chopra dhe këngëtari, Nick Jonas, kanë mirëpritur fëmijën e tyre të parë.
Çifti, të cilët janë të martuar prej tre vitesh, kanë ndarë me ndjekësit të premten në rrjetet sociale lajmin se janë bërë pridnër për here të parë nga një nënë surrogate.
“Ne jemi të lumtur të konfirmojmë se kemi mirëpritur një fëmijë me surrogate. Ne me respekt kërkojmë privatësi gjatë kësaj kohe të veçantë, ndërsa fokusohemi te familja jonë”-ka shkruar çifti.
Ata nuk e kanë zbuluar emrin dhe gjininë e foshnjës. Chopra, 39 vjeç dhe Jonas, 29 vjeç, u martuan në vitin 2018 në Indi, ku bënë një dasmë ekstravagante tre ditore.

Çifti u njohën për herë të parë në vitin 2017 dhe e bënë publike romancën e tyre në vitin 2018. Ata u fejuan pas vetëm katër muajsh lidhje.
Në një intervistë në fillim të këtij muaji me Vanity Fair, Chopra foli për dëshirën për tu bërë prindër por nuk përmendi se ata tashmë ishin në pritje.
“Ata janë një pjesë e madhe e dëshirës sonë për të ardhmen,” tha ajo.


