6 Shtator, 2022

Aktorja e njohur rrëmben vëmendjen në tapetin e kuq të “Festivalit të Filmit në Venecia” me paraqitjen e saj


Aktorja britanike Tilda Swinton, rrëmbeu vëmendjen me paraqitjen e saj teksa kishte veshur një fustan rrezëllitës ngjyrë vjollcë të lehtë për premierën e filmit ‘Eternal Daughter’ në Festivalin e Filmit në Venecia të martën.

Aktorja, 61 vjeçare, mahniti me veshjen nga Haider Ackermann teksa u bashkua mes shumë yjeve të tjerë në tapetin e kuq.

Tilda tregoi fizikun e saj perfekt me fustanin e mbyllur dhe të gjatë të stolisur me teminat e argjendta.

Ylli i ekranit i kishte lyer flokët e saj e bardha me disa fije të verdha, të cilët ajo i zbuloi për herë të parë gjatë daljes në tapetin e kuq.

© Panoramaplus.al