Prej 40 vitesh tashmë në Hollywood, Nicole Kidman ka zbuluar se ajo dyshonte tek vetja e saj kur mori rolin e yllit “Lucille Ball në Being The Ricardos”.
Aktorja, 54 vjeçe, shkoi në masa ekstreme për të portretizuar aktoren amerikane, ka treguar në intervistën e saj të fundit “DuJour”, se si ajo filloi të pijë duhan për ta bërë zërin e thellë të Lucille.
Filmi dramatik biografik përqendrohet në marrëdhënien midis yjeve të “I Love Lucy”, Lucille Ball dhe Desi Arnaz, ku Nicole, shprehu dyshimet e saj për të luajtur një rol kaq ikonik. Aktorja e njohur kujtoi se si i tha trajnerit të saj vokal “Tom Jones” se do të ishte e pamundur të bëhej zëri i thellë duhanpirëse që kërkohej për rolin, për shkak se ajo ishte australiane.
Tom tha se ‘Ne do t’ia arrijmë qëllimit’. Ata vendosën që Lucy-t i duhej të kishte një zë të thellë duhanpirës, kështu që unë fillova të pi duhan. Nëse ngrohem për një minutë, tani mund ta bëj zërin e saj në kokën time”- tha Nicole.
Pavarësisht se regjisori Aaron Sorkin e përshkroi atë si “perfekte për pjesën”, Nicole ishte ende e pasigurt dhe mendonte se ndoshta nuk ishte personi i duhur.

Intervista gjithashtu i lejoi nënës së katër fëmijëve të hidhte dritë mbi plakjen brenda industrisë së aktrimit. “Ekziston një konsensus në industri që si aktore femër, rreth të 40-tave, ke mbaruar. Unë kurrë nuk u ula në një karrige dhe nuk dëgjova dikë të thoshte: “Ti e ke kaluar afatin”, por kam pasur raste kur të refuzojnë dhe të mbyllin derën”– tregoi ajo.
Megjithatë, pesë herë fituese e “Golden Globe” beson se gjërat ndryshojnë dhe lëvizin padyshim.
Gjatë gjithë karrierës së saj, Nicole, ka marrë guximin të prodhojë, të aktrojë, dhe ka treguar për “DuJour” se si vajza e saj 13-vjeçare Sunday Rose ëndërron të bëhet regjisore.
© Panoramaplus.al
